Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

113-vjetori i krijimit të Policisë së Shtetit Shqiptar

Me rastin e 113-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, Prefekti i Qarkut Dibër mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër. Prefekti theksoi rolin e rëndësishëm të Policisë në garantimin e rendit, sigurisë publike dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.
Në fjalimin e tij, Prefekti vlerësoi punën dhe përkushtimin e Policisë së Shtetit, veçanërisht gjatë këtyre ditëve të emergjencës si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës, si dhe në përballimin e situatave të tjera që kërkojnë angazhim të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve.