Sot, më datë 30 janar 2026, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër u zhvillua Mbledhja me Drejtuesit e Institucioneve Qendrore në Nivel Vendor, me fokus raportimin dhe realizimin e detyrave për muajin janar 2026.
Gjatë takimit, drejtuesit e institucioneve prezantuan ecurinë e punës në sektorët përkatës, duke theksuar se puna ka vijuar normalisht dhe pa problematika të evidentuara. U vlerësua bashkëpunimi ndërinstitucional, si një element kyç për përmbushjen e objektivave të përbashkëta.
Nga sektori i bujqësisë u bë e ditur se më datë 2 shkurt 2026, në qytetin e Peshkopisë do të zhvillohet një dëgjesë publike me fermerët e zonës së Dibrës, me prani të Ministrit të Bujqësisë.
Në përmbyllje të mbledhjes, Prefekti theksoi rëndësinë e përgatitjes dhe realizimit me cilësi të planeve dhe analizave vjetore të punës, si dhe kërkoi që prioritetet e çdo drejtorie t’i përcillen Institucionit të Prefektit, me qëllim koordinimin më të mirë dhe informimin e vazhdueshëm mbi ecurinë e veprimtarive institucionale.