Mirënjohje dhe nderim për punën Tuaj dhe cilësinë e lartë të shërbimit që garantuat gjatë angazhimit në Administratën Publike të Republikës së Shqipërisë. Kudo ku keni shërbyer keni shfaqur vlera të larta njerëzore, pozitivitet në marrëdhënie me njerëzit, këmbëngulje dhe lidership në realizimin e detyrave.
Sot gëzoni respektin dhe admirimin e të gjithë atyre që punuan me Ju.
Shteti Shqiptar ju është mirënjohës për kontributin e spikatur.
Ditën e sotme, datë 2 shkurt 2026, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër, u zhvillua ceremonia mirënjohjes me rastin e daljes së z.Zyber Gjapi, Specialist në Sektorin e Zhvillimit Urban në pension, pas një karriere shumëvjeçare në shërbim të administratës publike.
Prefekti i Qarkut Dibër dhe drejtuesit e sektorëve të tjerë shprehën mirënjohje të veçantë për kontributin e dhënë ndër vite, duke theksuar korrektësinë, integritetin dhe përkushtimin në ushtrimin e detyrave.
Në përfundim, z.Gjapi falënderoi Prefektin dhe të gjithë stafin për vlerësimin dhe mbështetjen e treguar ndër vite, duke theksuar se bashkëpunimi dhe puna në ekip kanë shoqëruar gjithë rrugëtimin e tij profesional.