Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhja e Komitetit Rajonal kundër Trafikimit të Personave

Më 3 shkurt 2026, në ambientet e institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër, u zhvillua nën drejtimin e Prefektit mbledhja e Komitetit Rajonal kundër Trafikimit të Personave, me pjesëmarrjen e përfaqësueseve të IOM nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Mbretëria e Bashkuar.

Gjatë mbledhjes u diskutua mbi punën e kryer nga institucionet anëtare të Komitetit.
Po ashtu, u trajtua edhe çështja e trajnimit të anëtarëve të KRAT.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua riintegrimit dhe socializimit të shtetasve të kthyer në mënyrë vullnetare nga Mbretëria e Bashkuar, në kuadër të projektit dyvjeçar që do të zbatohet nga IOM.

Gjatë mbledhjes u vlerësua bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, shoqërisë civile dhe aktorëve të tjerë të përfshirë në këtë fushë.

Në përfundim, Prefekti shprehu mirënjohjen për të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe kontributin e tyre.