Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Analiza vjetore e LANÇ Diber

Analiza vjetore e LANÇ Diber 13.02.2026

Prefekti i Qarkut Dibër mori pjesë në analizën vjetore të organizuar në kuadër të veprimtarisë së Lëvizja Antifashiste Nacionalçlirimtare Dibër.

Në fjalën e tij përshëndetëse, ai vlerësoi kontributin e çmuar të kësaj lëvizjeje në çlirimin e vendit dhe në konsolidimin e vlerave të lirisë e të pavarësisë kombëtare. Gjithashtu, theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe respektimit të figurave dhe ngjarjeve që kanë shënuar periudha vendimtare për kombin.