Më datë 27 shkurt 2026, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër, nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Dibër, u zhvillua mbledhja me drejtuesit e institucioneve qendrore në nivel vendor.
Gjatë takimit u raportua mbi ecurinë e punës për muajin shkurt, ku u evidentua përmbushja e detyrave pa problematika të theksuara, si edhe bashkëpunimi i vazhdueshëm dhe korrekt ndërinstitucional.
Në fjalën e tij, Prefekti theksoi nevojën për rritjen e vëmendjes dhe përgjegjshmërisë në ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, si dhe kërkoi angazhim të shtuar ndaj institucioneve arsimore, në funksion të adresimit të problematikave të hasura gjatë ditëve të fundit.