Sot, më datë 24 mars 2026, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër, u zhvillua mbledhja e Organit Këshillues dhe Grupit të Ekspertëve për Sigurinë Rrugore.
Gjatë mbledhjes u paraqitën informacionet mbi masat e marra për rritjen e sigurisë rrugore gjatë periudhës janar–mars 2026, si dhe u diskutuan detyrat në vijim. U evidentuan akset rrugore më problematike, ku ndër shqetësimet kryesore mbeten lëvizja e pakontrolluar e kafshëve dhe mungesa apo dëmtimi i barrierave mbrojtëse, duke përbërë rrezik për aksidente.
Gjithashtu, u vlerësua bashkëpunimi i mirë ndërmjet Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit, si një element i rëndësishëm për garantimin e rendit dhe sigurisë në rrugë.
Në fjalën e tij, Prefekti kërkoi rishikimin dhe përmirësimin e sinjalistikës rrugore, veçanërisht në Rrugën e Arbrit dhe në hyrje-daljet e akseve kryesore. U theksua gjithashtu shqetësimi për qarkullimin e automjeteve me shpejtësi mbi normat e lejuara, duke kërkuar shtim të kontrolleve dhe masa konkrete parandaluese.
Në përfundim, u theksua rëndësia e forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe vijimit të masave për rritjen e sigurisë rrugore në të gjithë territorin e Qarkut Dibër.