Sot, më datë 25 mars 2026, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër, u zhvillua mbledhja e Tryezës Rajonale kundër Trafikimit të Personave, e drejtuar nga Sekretarja e Përgjithshme znj.D Hysenaj.
Gjatë mbledhjes u diskutua mbi planin e veprimit për vitin 2026, si dhe u trajtua tematika vjetore e mbledhjeve të ardhshme të Tryezës Teknike Rajonale Antitrafik dhe nënkomiteteve përkatëse.
Në vijim, anëtarët raportuan mbi aktivitetin e institucioneve dhe OJF-ve për periudhën janar–mars 2026. U evidentuan disa raste të dhunës në familje, ku për disa prej tyre janë marrë urdhra mbrojtjeje nga organet kompetente.
Nga raportimet rezultoi se nuk ka pasur raste të mundshme të trafikimit të personave gjatë kësaj periudhe.
U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe koordinimit të vazhdueshëm mes institucioneve dhe organizatave të shoqërisë civile, si element kyç në parandalimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të mundshme të trafikimit.
Gjithashtu, u kërkua rritja e ndërgjegjësimit në komunitet, forcimi i mekanizmave të referimit dhe shtimi i vëmendjes ndaj grupeve në nevojë dhe kategorive vulnerabël.
Në përfundim, D. Hysenaj falënderoi për punën e deritanishme të anëtarëve të tryezës dhe kërkoi angazhim edhe më të madh, si dhe rritje të vigjilencës në trajtimin e rasteve dhe zbatimin e detyrave të përcaktuara.