Mbledhje e zhvilluar sot, më datë 31 mars 2026, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër, nën drejtimin e Prefektit.
Gjatë mbledhjes, të gjithë pjesëmarrësit raportuan mbi realizimin e detyrave për muajin mars 2026, duke evidentuar një ecuri pozitive të punës dhe një bashkëpunim të mirë ndërinstitucional.
U diskutua gjithashtu mbi shërbimin ndaj qytetarëve, trajtimin në kohë të kërkesave dhe ankesave, si dhe nevojën për rritjen e cilësisë dhe efikasitetit në ofrimin e shërbimeve publike.
Në fjalën e tij, Prefekti theksoi rëndësinë e rritjes së vigjilencës për situatat e zjarreve, duke kërkuar angazhim maksimal për parandalimin e tyre, kontroll të vazhdueshëm të territorit dhe bashkëpunim më të ngushtë me strukturat përgjegjëse.
Në përfundim, ai kërkoi angazhim më të madh në terren, përgjegjshmëri më të lartë nga çdo institucion dhe koordinim të vazhdueshëm për përmbushjen e detyrave në funksion të shërbimit ndaj qytetarëve.