Mbledhje e mbajtur datë 30 prill 2026, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër, nën drejtimin e Sekretares së Përgjithshme D. Hysenaj, me temë: “Mbledhje me drejtuesit e institucioneve qendrore në nivel vendor për raportimin e detyrave të muajit Prill 2026”.
Gjatë mbledhjes, drejtuesit e institucioneve pjesëmarrëse paraqitën ecurinë e punës dhe realizimin e detyrave për muajin prill, duke u ndalur te problematikat e hasura, masat e marra për përmirësimin e shërbimeve, kontrollin dhe monitorimin në terren, si dhe ndërhyrjet e kryera në funksion të përmbushjes së përgjegjësive institucionale.
Në diskutimet e zhvilluara u evidentua angazhimi i strukturave për parandalimin e paligjshmërive, realizimin e inspektimeve, mirëmbajtjen e infrastrukturës publike, sistemimin e ambienteve, marrjen e masave parandaluese dhe garantimin e vijimësisë së shërbimeve ndaj qytetarëve.
Gjithashtu, drejtuesit raportuan mbi bashkëpunimin ndërinstitucional, koordinimin e punës mes strukturave përkatëse, si dhe reagimin në kohë për adresimin e problematikave të evidentuara.
Në përfundim të mbledhjes, D. Hysenaj kërkoi rritje të angazhimit dhe përgjegjshmërisë nga të gjitha institucionet, vijim të koordinimit ndërinstitucional, si dhe marrjen e masave organizative për përfshirjen dhe kontributin e tyre në aktivitetet e planifikuara në kuadër të 5 Majit.
Te Reja