Institucioni i Prefektit të Qarkut Dibër mori pjesë sot, në ceremoninë përkujtimore të zhvilluar pranë Varrezave të Dëshmorëve, në nderim të veprës dhe sakrificës sublime të atyre që dhanë jetën për lirinë e Atdheut.
Me respekt e mirënjohje të thellë u përkujtua Dita e Dëshmorëve, një ditë simbol kujtese dhe reflektimi për të gjithë ata bij e bija të kombit që me aktin e tyre heroik shkruan faqet më të ndritura të historisë sonë.
Lavdi e përjetshme të rënëve për liri, të cilët mbeten frymëzim i pashuar për brezat në rrugën e atdhedashurisë, dinjitetit dhe përkushtimit ndaj vendit.