Flamuri
Republika e Shqipërisë
Te Reja

Mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile

Më datë 15 maj 2026, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër, nën drejtimin e Prefektit, u zhvillua mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Dibër, në kuadër të përgatitjeve për përballimin e sezonit veror 2026.

Gjatë mbledhjes u analizuan problematikat e evidentuara nga zjarret gjatë sezonit të kaluar dhe u diskutuan masat që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse për rritjen e gatishmërisë, forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe menaxhimin sa më efikas të situatave emergjente.

Në përfundim, Prefekti kërkoi angazhim maksimal nga të gjitha institucionet përgjegjëse për zbatimin në kohë të detyrave të përcaktuara, me qëllim garantimin e sigurisë së jetës, pronës dhe mjedisit gjatë sezonit veror 2026.