Mbledhje e zhvilluar më datë 29 maj 2026, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Dibër, nën drejtimin e Prefektit.
Gjatë mbledhjes, drejtuesit e institucioneve raportuan mbi aktivitetin dhe realizimin e detyrave gjatë muajit maj. U paraqitën të dhëna mbi shërbimet ndaj qytetarëve, inspektimet dhe kontrollet e ushtruara në terren, proceset administrative, si dhe ecurinë e projekteve dhe investimeve në sektorë të ndryshëm.
Nga raportimet rezultoi se institucionet kanë vijuar punën normalisht, me bashkëpunim të mirë ndërinstitucional dhe pa problematika të theksuara në ushtrimin e detyrave të tyre. Gjithashtu u diskutuan çështje që lidhen me transportin, mjedisin, shërbimet publike, sigurinë ushqimore, bujqësinë, punësimin dhe kontrollin e territorit.
Në përfundim, Prefekti kërkoi vijimin e angazhimit maksimal nga të gjitha institucionet, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet tyre, si dhe vëmendje të shtuar në identifikimin dhe zgjidhjen në kohë të problematikave që prekin qytetarët.